Agronomi një profesion jetik për zhvillim e bujqësisë është pothuajse në fiktivitet të plotë. Që prej vitit 1990 kur gjeneratat e agronomëve ndryshuan profesion prej tranzcionit në të cilin u fut sektori me shpërbërjen e kooperativave, agronomi thuajse është inegzistent, teksa çdo produkt bujqësor kërkon certifikatën e këtij profesioni që të hidhet në treg.

Ministria e Bujqësisë ka bërë gati një projektligj të ri që bën profesionin e Agronomit, si profesion i rregulluar.

“Profesion i rregulluar” është një veprimtari apo grup veprimtarish profesionale, e drejta e ushtrimit të të cilave rregullohet me ligj apo me akte nënligjore dhe kushtëzohet me një nivel të caktuar formimi ose me zotërimin e kualifikimeve profesionale të veçanta.

Ministria e Bujqësisë pret referon se miratimi i këtij projektligji duke përcaktuar në profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë edhe profesionin e agronomit, do të rrisë besueshmërinë dhe përgjeshmërinë e këtij profesioni, do ti japë një vlerë të shtuar duke rritur në mënyrë të drejtpërdrejte rolin dhe ndikimin e këtij profesioni në bujqësi.

Shërbimi i mbrojtjes së bimëve, edhe pse është i ngritur me ligj dhe ka detyra të mirëpërcaktuara, që nga viti 2010 nuk ekziston. Ministria e Bujqësisë është e shqetësuar se mungesa e këtij shërbimi ka vendosur vendin tonë në një pozicion jo të favorshëm në lidhje me besueshmërinë e ofruar për masat fitosanitare të marra për produktet me origjinë bimore që Shqipëria eksporton.

Këta profesionistë duhet të certifikojnë të gjitha produktet e kësaj kategorie që eksportohen dhe që kanë trend rritës nga viti në vit. Aktualisht ky certifikim është fiktiv, sepse agronomët kanë ikur në drejtim të paditur.

Roli i agronomit do të ndihmojë në menaxhimin më të mirë dhe më të shpejtë të rrisqeve ushqimore me origjinë bimore, si pasojë e rritjes së eficencës së punës së shërbimit të mbrojtjes së bimëve, përmirësimit të kontrollit dhe zbatimit të masave fitosanitare për parandalimin, monitorimin, diagnostikimin, trajtimin dhe çrrënjosjen e parazitëve të bimëve.

Roli i agronomit nuk është i dukshëm në të gjitha problematikat në bujqësi, duke filluar nga përkujdesja e tokës deri në prodhimet në fermë edhe pse është i pazëvendësueshëm. Duke e përfshirë në një profesion të rregulluar, pritet që profesioni i Agronomit të marrë një dimension të ri./MONITOR/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb