“BalkanWeb” zbardh amendamentet që Lëvizja Socialiste për Integrim i ka propozuar Kuvendit në lidhje me pr/buxhetin e qeverisë për vitin 2018, i cili do të diskutohet në seancën e nesërme.

Në dokumentin e depozituar, pranë Kuvendit, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Marsela Karapanço, LSI propozon që për banesën e parë rezidenciale të çdo individi apo familje shqiptare, pavarësisht statusit ekonomik apo social të ketë një shkallë takse zero, duke lehtësuar kështu familjet shqiptare.

“Ky propozim vjen në kushtet kur ekonomia shqiptare po tejngopet me rritje taksash dhe tatimesh në nivel kombëtar dhe lokal”, sqaron LSI-ja në propozimin e saj.
vendimi 1

vendimi 6

vendimi5

vendimi 4
Po ashtu LSI kërkon që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5%.

Një tjetër propozim ka të bëjë me TVSH për biznesin, për të cilin LSI kërkon që pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria.

Ditë më parë Vasili tha se grupi i LSI nuk do ta votojë pasi ka konstatuar disa probleme të pakapërcyeshme tek ky buxhet.

Si problem kryesor, Vasili konstatoi se është taksa për biznesin e vogël, e cila nuk e favorizon aspak mbijetesën e tij apo dhe punësimin e njerëzve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb