TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, Ministri Transportit dheInfrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Jean Eric Paquetsi dhe përfaqësues të Delegacionit Evropian në Shqipëri. Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta tëvendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë, energji, SME investim në burime njerëzore , turizëm) ishin pikat kryesore tëdiskutimeve gjatë këtij takimi. Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformatnë vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij. U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomikenë Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian të zgjidhjeve të përbashkëta.

Z. Paquet, nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-sëdhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht. Gjithashtu u theksua se përdorimi sa më efektiv i mekanizmave konkretë në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb