Programi i qeverisë i njohur si “100 fshatrat” ka nisur zbatimin duke u foksuar në disa objektiva. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është hapur procedura që lidhet me studim projektim për “Përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit në 100 fshatrat, në plazhet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike, si dhe tabelat me rregullat e arta”. Duke qenë se fokusi në këtë rast është për pjesën e turizmit autoritet kontraktor është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me një fond limit 4.1 milionë lekë.

Por cilat janë në fakt objektivat që do të ketë ky studim nëë lidhje me programin 100 fshatrat.

Së pari përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit përfshirë në projektin 100 fshatrat. Ministria argumenton se në listën e 100 fshatrave janë përzgjedhur ata që kanë potencial turistik dhe si të tillë ka nevojë për plotësimin me sinjalistikë për të lehtësuar vizitorët.

Së dyti vendosja e sinjalistikës informuese në plazhet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike si dhe tabela me rregullat e arta. Po kështu parashikohet që të prodhohen harta që të japin qartë orientimet.

“Pavarësisht se shumica e turistëve sot përdorin mobile dhe gogle map për tu orientuar dhe lëvizur, përsëri ka një grup turistësh që kanë nevojën e hartave të botuara në formën e letrës. Problemi në Shqipëri qëndron në faktin se tirazhi i hartave të shpërndara në treg të lirë nuk justifikon koston e prodhimit të hartave cilësore” thuhet në dokumentet e ministrisë.

Në disa zona ka nevojë për të plotësuar sinjalistikën edhe në 44 plazhe që janë pjesë përbërëse e 100 fshatrave.

Objektivat, 11 pika të studimit

Përmirësimi i infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj.).

Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike (përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime ne prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime te tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)

Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor, (mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat, etj.)
Përcaktimi i vendodhjes gjeografike të 100 fshatrave dhe realizmi i hartës së Shqipërisë për tu printuar ne shkallët 1: 350,000 ose 1:200,000. Vendndodhja e gjithë fshatrave turistike do të jetë tematika kryesore e kësaj harte. Qëllimi i kësaj harte është që ajo mund të vendoset në pikat kryesore hyrëse të turisteve për të marë informacion tërësor mbi të gjithë potencialin turistik të Shqipërisë.

Kjo hartë gjithashtu do të publikohet edhe në faqet e internetit që promovojnë Turizmin Shqiptar.

Krijimi/përditësimi i një sistemi gjeografik të rrugëve që të çojnë në 100 fshatrat me potencial turistik dhe kategorizimi i tyre në aspektin e kalueshmërisë dhe cilësisë së tyre, me qëllim krijimin e legjendave të përshtatshme në hartat që do të prodhohen.

Krijimi/përditësimi i emërtimeve të qëndrave të banuara (Emra fshati/emra lagjesh/ emra vendesh të njohura dhe orientuese për territoret e 100 fshatrave.

Krijimi i 100 hartave te detajuara të qendrave të banuara në 100 fshatrat me potencial turistik.
Identifikimi gjeografik i objekteve/atraksioneve me karakter turistik në 100 fshatrat dhe kategorizimi i tyre për nga lloji/rëndësia etj.

Përcaktimi i pozicionit gjeografik (X,Y) me koordinata të të gjitha të fshatrave turistike.

Në varësi të standardeve dhe sasisë të sinjalistikës turistike të bëhet vlerësimi i përafërt financiar për të gjitha ndërhyrjet e nevojshme që duhet të bëhen në prodhimin dhe vendosjen e sinajlistikës turistike në 100 fshatra.

Krijimi 100 hartave bazë topografike për 100 fshatrat me potencial Turistik në formatin dixhital pdf , Me funksion vendosjen e tyre në tabelat e sinjalistikës) hartë./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb