TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha e quan talibanizëm kulturor dhe historik prishjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimit e një tjetri. Në një status në “Facebook” pas prezantimit të projektit të teatrit të ri, Basha shkruan se në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni.

“Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitekturore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.
Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës”, shkruan Basha.

Basha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: