Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Diasporën dhe Migracionin, tha se vitin që vjen do të fillojë procesi i regjistrimit të emigrantëve, në mos i plotë të paktën në masën më të madhe.

Rama tha se ky projekt e ka zanafillën në qeverinë e vitit 2005, kur ishte një nga premtimet kyçe gjatë fushatës elektorale, por hapi serioz për zbatimin e saj u mor vitin e kaluar.

“Ne vijmë me vullnetin e mirë, me vetëdijen se jemi larg të qenit me të gjitha dijet e nevojshme për procesin sa më cilësor. Përfitushmurëia nga ky proces për Shqipërinë është shumë më i gjerë se 2,3 aspekte. Ky proces synon atë që ne me vendet rreth e rrotull përfshirjen e emigrantëve shqiptarëve të marrin pjesë në vota. Nëse ka në Shqipëri për 1001 arsye forca që kontestojnë zgjedhjet, nuk ka një ilaç më efikas se sa rritja e përfshirjes në proces dhe pjesëmarrjes në votime të shqiptarëve jashtë kufijve.

Baza e këtij procesi është regjistrimi, i cili për fat të keq u la pas dore për çerek shekulli. Premtimi për të regjistruar diasporën tonë ka shoqëruar forcat politike fushatë më fushatë, dhe ishte premtim kyç i qeverisë në vitin 2005, por hapi serioz drejt këtij synimi u hodh vetëm vitin e shkuar. Kjo përkon me vitin e Skënderbeut, është detyrë që e kemi marrë përsipër, dhe presim ta realizojmë vitin e ardhshëm të paktën në masën më të madhe. Në samitin e dytë të diasporës presim të kemi një rezultat konkret në regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut,” tha Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi edhe zbatimin e projektit të konsullatës digjitale, me 36 shërbime për qytetarët.

Mes të tjerash Rama theksoi se regjistrimi i diasporës nuk është thjesht çështje numërimi dhe votimi.

“Ne besojmë shumë se regjistrimi i diasporës nuk është thjesht çështje numërimi dhe votimi, por shumë më tepër se kaq. I ofron mundësi Shqipërisë për kapacitete njerëzore dhe i krijon një mundësi të re për t’u ofruar dije shqiptarëve. Dija është e decentralizuar dhe gjendet e shpërndarë në vendbanimet e shqiptarëve kudo. Sot ne jemi të vetëdijshëm që jo vetëm k ardhur koha, pasi ka ardhur me kohë, por se ka një interesim të ndjeshëm të diasporës për të investuar në Shqipëri. Një anketim i bërë në Universitetin e Harvardit me 1 mijë shqiptaro-amerikan ka zbuluar se ato do të investonin në Shqipëri nëse do kishte rrugë të sigurta. Diaspora është një burim i pashfrytëzuar dhe sot besojmë se janë pjekur kushtet për të hedhur një hap të ri, duke strukturuar për të gjetur materializim të rrugëve. Ka dhe një aspekt tjetër, që është aspekti i përpjekjet që ka bërë qeveria shqiptare për pensionet. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve janë të interesuar që të lidhet kjo marrëveshje. Pjesën e luanit e ka Greqia dhe Italia. Në vizitën e fundit në Itali kemi marrë sinjale inkurajuese për këtë çështje. Ka një progres, nuk është e lehtë pasi bëhet fjalë për shuma të mëdha. Kemi parë progres konkret. Me Greqinë është një diskutim i nisur, pasi kërkon kohë dhe durim. Nuk diskutohet edhe përfitimi që kanë shqiptarët nga këto marrëveshje, që nga Kanadaja dhe Belgjika, janë të përfshirë në skemën e sigurimit të pensioneve”, pohoi ai.
(e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb