TIRANE- Pas thirrjes për dialog nga kryeministri Edi Rama për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, vjen reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha i ka kthyer përgjigje në distancë Ramës, duke theksuar se i vetmi ‘pakt’ që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Mes të tjerash kryedemokrati Basha shton se mbështet 4 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

MESAZHI I BASHES
I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut.
Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.
1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.
2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.
3. Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.
4. Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qyterarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.
Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.
Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: