Një tjetër hap për hetimin e çështjes së përgjimeve nga ana e Prokurorisë. Burime për News24 pohojnë se Prokuroria i ka çuar një kërkesë palës italiane për pajisjen përgjuese IMSI Catcher. Mësohet se letër-porosia i është dërguar Ministrisë italiane të Drejtësisë.

“Letër porosia iu dërgua Ministrisë italiane të drejtësisë. Letër porosia u dërgua një ditë më parë”, pohojnë burime nga Prokuroria.

Në këtë letër kërkohet informacion për pajisjen IMSI Catcher dhe të dhëna mbi programin trajnues.

Po kështu Prokuroria e Tiranës kërkon emrat e oficerëve italianë  të ngarkuar me këtë detyrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: