TIRANE- Prokuroria e Tiranës kërkon sërish burg për Kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mziun me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzime me tenderat e bashkisë.

Ndër të tjera Prokuroria kërkon që Mziut t’i hiqen edhe funksionet publike.

Kryebashkiaku i Kamzës, kryetar i Partisë Demokratike se Kamzes u arrestua edhe në dhjetor të vitit 2013 me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moszbatimit të barazisë në tenderat e rrugëve. Mziu u la i lirë më vonë me vendim të Gjykatës së Apelit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: