TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot arrest me burg për Marsel Qeleshi, personi që qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe teksa udhëtonte nga Rinasi drejt Tiranës.

Mbi të rëndojnë akuzat për shkatërrim prone, prishje të qetësisë publike, kryerje e veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.

Qeleshi u arrestua nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet ditën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Fillimish për të u raportua se ishte minoren dhe vetëm 14-vjeç, por sipas Prokurorisë ai është 18-vjeç, ditëlindja 1997.

Incidenti me autobusin e kombëtares serbe shkaktoi reagimin e ashpër të Federatës Serbe të Futbollit, e cila kërcënoi me bojkot të ndeshjes, në rast se ngjarje të tilla do të përsëriten. Ndërkaq MPJ-ja e Serbisë i dërgoi një notë proteste ambasadorit tonë në Beograd, Ilir Boçka dhe kur ai nuk e pranoi, vetë kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vendosi të mos e njohë Boçkën si ambasador për 6 muaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: