TIRANE– Pas lajmit të gazetës gjermane ku i kushtonte një artikull një prokurori në Vlorë, i cili rrezonte jetën për shkak të një çështje që po hetonte, duke humbur kështu edhe vendin e punës, vjen reagimi zyrtar nga prokuroria e qytetit bregdetar.

Sipas gazetës gjermane “Tageszeitung”, Arben Jorgaqi u hoq nga vendi i punës për shkas se zbuloi ‘njerëzit e fuqishëm’. Por ndryshe nga gazeta, burime nga prokuroria e Vlorës pohojnë se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Reagimi i prokurorisë:
Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: