ELBASAN- Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka qenë sot në Elbasan por jo për arsye pune. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se Marku ka qenë vizitë në familjen e një kolegu të saj, prokurorit Fatmir Lushi, i cili ka humbur një nga prindërit. Mësohet se Marku dhe Lushi kanë punuar bashkë në Fier e Shkodër.

Gjithsesi, e shoqëruar me masa të shumta sigurie pas vizitës për ngushëllim, Kryeprokurorja Marku ka shfrytëzuar rastin edhe për një kafe pune me drejtuesin dhe drejtues sektorësh të Prokurorisë Elbasan për të diskutuar për ecurinë e punës.

Marku është filmuar teksa del nga Hotel Turizmi Skampa International, ku konsumoi një kafe me disa kolegë dhe drejtuesin e prokurorisë së Ebasanit Ardjan Nezha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: