NGA: ORNELA MANJANI*
Miratohet fondi 467 milionë lekë për kompensimin e 556 pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe është përcaktuar për shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese që preken nga ndërtimet informale. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me përfituesit dhe sipërfaqet takuese që kompensohen për tokat e zëna nga ndërtimet informale në qarqet Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës. Në vendim përcaktohet se sipërfaqja që shpronësohet është 35 662,55 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 467 582 277,94 lekë. Ndërkohë qeveria urdhëron zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

PROCEDURA
Pas miratimit të listës së përfituesve nga Këshilli i Ministrave, Agjencia e Trajtimit të Pronave përfundon procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
(Listen e perfituesve mund ta gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb