Super-makina La Ferrari pritet të shtypet dhe të kthehet në metal për shkrirje, sepse pronari i paemëruar e kishte futur ilegalisht në Afrikën e Jugut.

Meqenëse nuk i kishte paguar taksat e nevojshme, forcat e rendit ia kishin konfiskuar makinën luksoze Ferrari, për ta lënë më pas në një depo derisa t’i paguante gjobat, transmeton Tg.

Por, meqenëse ai nuk kreu detyrimet e nevojshme për tre vjet, ligjet në fuqi parashikojnë që të asgjësohet.

Nuk bëhet e dihet se si do të veprohet me këtë makinë që në treg kap vlerën e 1.3 milion dollarëve, pasi nuk është e njëjtë me modelet tjera që kushtojnë shumë më lirë.

Sipas disa informacioneve, pronarit i janë ofruar para që të paguajë gjobën, me kusht që më pas ta shesë veturën.

Shumë entuziastë të makinës italiane, janë shprehur të zemëruar nëse autoritetet urdhërojnë dëmtimin e tërësishëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: