PRISHTINË-Gjatë protestës së lëvizjes Vetëvendosje, përveç dhunës ndaj ndërtesave qeveritare, është ushtruar dhunë dhe ndaj pronarëve të lokaleve.

Pronari i një lokali në Prishtinë, në tentativë për të mbrojtur pronën e tij është dhunuar nga protestuesit, të cilët nuk kanë kursyer as karrige në kokën e tij.

Pronari i lokalit, sipas autoriteteve është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Protesta e VV u mbajt për shkarkimin e ministrit serb Jabllanoviç, ndërsa nga dhuna u plagosën edhe disa efektivë policie.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: