MOSKE– “Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë”. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Teksa komentoi në një konferencë shtypi zhvillimet e ditëve të fundit, Lavrov ka mbajtur një linjë propaganduese pro serbe, duke shtuar se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në qetësimin e situatës atje.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë./dw
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb