GREQI-Plani i ri i propozuar nga qeveria greke për një paketë të re ndihme prej rreth 50 mld euro, pritet tw kalojw në parlamentin grek për miratim. Por përpara kësaj, plani u diskutua në mbledhjen e deputetëve të partisë në pushtet SYRIZA. Kryeministri dhe kryetari i parties, Aleksis Tsipras u prit me duartrokitje në mbledhje dhe në fjalën e tij theksoi se më 5 korrik, populli grek i dha qeverisë mandat për të arritur një marrëveshje më të mirë sesa ultimatumi i fundit i Eurogrupit, dhe jo për ta nxjerrë Greqinë jashtë Eurozonës”.

“Tani për tani ne përballemi me vendime të rëndësishme”, iu tha ai deputetëve të partisë dhe shtoi se me rëndësi është që deputetët e SYRIZA-s të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë për këto vendime kritike.

“Ose do të qendrojmë së bashku, ose do të largohemi së bashku”, deklaroi Tsipras. Ministri i ri i Financave Cakalotos njohu deputetët me detajet e planit grek, i cili parashikon ndër të tjera rritje të TVSH-së tek ushqimet, çmimet e hoteleve, transportit dhe mjetet e luksit.

Gjithashtu, flitet për rritjen e moshës së daljes në pension deri në 67 vjeç. Plani parashikon që Greqia të ulë edhe shpenzimet ushtarake me 600 milionë euro në dy vitet e ardhshme. Ky plan duhet të miratohet nga Parlamenti grek dhe nëse Eurogrupi e aprovon ditën e shtunë, ai do të diskutohet të dielën në Samitin e lartë të BE-së.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: