TIRANË- Protesta e 13 majit ishte kryefjala e kreut të PD-së Lulzim Basha në fjalën e mbajtur pasditen e sotme para protestuesve në çadër.
Basha tha se’ dita e shtunë është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve, dita e themelimit të Republikës së Re si realiteti i pakthyeshëm për çdo shqiptar e çdo shqiptare’.
Kreu i PD-së theksoi se kjo lëvizje do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Së shpejti mbushen plot 12 javë, 3 muaj qëndresë, 3 muaj bashkim, 3 muaj ngathnim i të mirës ndaj së keqes. Për fatin e mirë Shqipëria ka shpirtin tuaj, vullnetin tuaj, qëndresën tuaj garancinë e vetme për Shqipërinë evropiane. Dita e shtunë është dita kur ne kurorëzojmë një lëvizje të madh që nisi dhe vazhdon dhe do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo kauzë mposhti frikën, kjo kauzë i dha shpresë qindra mijëra shqiptarëve të dëshpëruar nga shteti”.
vijon…