KUKËS – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e konsideroi absurde protestën e opozitës e cila është në ditën e nëntë të saj që nga e shtuna e kaluar.

Beqaj nga qyteti i Kukësit tha se protesta e Partisë Demokratike, është një përpjekje për të bllokuar procesin e Vetting-ut.

“Partia Demokratike po proteston në mënyrë të ligjshme, por protesta e tyre më duket absurde. Është një përpjekje për të bllokuar Vetting-un, një proces që është i nevojshëm edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, pasi gjykatat e korruptuara kanë marrë vendime abuzive ndaj këtij sektori” tha Beqaj.

Gjithashtu Ministri i kërkoi PD-së dhe kreut të saj që të mos bënin thirrje për dhunë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb