TIRANE- Ndërsa opozita kërkoi sot në sheshin para kryeministrisë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mësohet se kryeministri Rama nuk ishte në zyrë, ndërsa në krye të detyrës ka shkuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vizita e djeshme në Kosovë duket se ia ka bërë të pamundur Ramës kthimin herët. Burime të BalkanWeb thonë se ai nuk ndodhet në zyrë për shkak të vizitës në Kosovë dhe pritet të kthehet rreth pasdites.
tahiri me tuta. 1jpg
Por ndryshe nga Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkuar në zyrën e tij. Ndoshta jo si zakonisht, ai është shfaqur i veshur me kostum sportiv e atlete, ç’ka na bën të mendojmë që po e merr me ‘sportivitet’ protestën e opozitës.
tahiri me tuta
Fill pasi opozita nisi të ngrejë çadrat në shesh edhe Tahiri u duk pak më i relaksuar. News 24 dhe BalkanWeb ka siguruar momentin kur ai del nga zyra dhe ecën në pedonale.

Ndërkaq, kujtojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e protestës u angazhuan në terren mbi 2000 forca policore, ndërsa vetë RENEA ka marrë në mbrojtje Kryeministrinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb