TIRANË- Gjykata Penale ka caktuar sot masën ‘detyrim paraqitje’ për protestuesit e opozitës të ndaluar 3 ditë më parë në protestën e mbajtur para parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri nga maxhoranca.

‘BalkanWeb’ mëson se kjo masë u mor për Fanol Priftin, Ervis Hajredini, R.Xhihanin. Po ashtu, kjo masë u vendos edhe për S.Vuçeta, Sh.Proshka, Igli Hasanin.

Në seancë ishin edhe deputetët e PD, Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb