TIRANE – Dhjetë deputetë opozitarë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të tensioneve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën parlamentare.

Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma.

Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.

Këto procedime erdhën pas protestës në kundërshtim të vendimit të qeverisë Rama për zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Nga këta Flamur Noka, Edi Paloka dhe Grida Duma janë proceduar për “Prishje së rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa të tjerët për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: