Opozita e bashkuar pritet të protestojë sot në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë që sipas opozitës është e lidhur me krimin dhe drogën.

33585425_10156320984124909_6326139510182641664_n

Opozita do kërkojë largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij është i dënuar me burg dhe merret me trafik droge. Opozita ka zbuluar dhe simbolikën e parë të protestës të vendosur në sheshin ‘Skëndërbej’.

33173094_10156320984274909_8747404830558912512_n

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

33487489_10156320984129909_7229459802131267584_n

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë sipas opozites nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

33498515_10156320984119909_82797529128763392_n

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

33616551_10156320984144909_8119772429141671936_n

33528415_10156320984254909_2595172939942854656_n33473157_10156320984264909_3372229156258447360_n

33535083_10156320984269909_4398805483364810752_n33491341_10156320984409909_7028547524151476224_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: