Në protestën e opozitës ditën e sotme, përveç zyrtarit të partisë së Angela Merkel, kryetari i PD kishte ftuar edhe kryetarin e  unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira. Gjatë fjalës së tij pas mbështetjes që i ofroi të rinjve dhe njerëzve që kërkonin demokracinë dhe shtetin e lirë, Javier  i bëri thirrje kryeministrit Rama që të linte qeverinë.

Ai gjithashtu pati edhe një mesazh për kreun e LSI-së, Ilir Meta ku i tha se duhet të merrte përgjegjësinë për të nxjerrë Ramën nga qeveria.

“Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marri përgjegjësinë, Meta nëse je socialist i vërtetë, nxirre Ramën nga qeveria,” tha Javier Hurtado Mira.

Ndër të tjera zyrtari evropian përgëzoi të rinjtë shqiptarë, pasi sipas tij ata i jepnin kurajo europianëve për të ecur para.

“Vij nga Spanja, kam ardhur shumë herë këtu, është një vend që në fillim nuk e kupton mirë, por pastaj arrin ta duash, se është e mbushur me njerëz fantastikë që flasin me zemër. Dua që mos ta lini këtë luftë kundër kriminelëve në parlament. Kemi detyrën t’i tregoni Eruopës që Shqipëria është një vend i pastër. Është një vend i ri, dhe sot jeni shumë të rinj, jeni guximi që ne europianëve na jepni kurajën që të ecim para. Kjo është e ardhmja, ne jemi miq të Shqipërisë dhe njerëze që duan demokracinë,” tha ai.

Nga ana tjetër Javier Hurtado Mira u bëri thirrje gjithë të rinjve që të jenë aktivë në rrjetet sociale, ndërsa të tagojnë çdo shok me shprehjen ‘Rama ik në shtëpi’. Po ashtu kryetari i unionit të të rinjve të djathtë në Europë nënvizoi dhe faktin se të rinjtë nuk duhet të kenë frikë nga kauza e tyre. Javier Hurtado Mira pohoi mes të tjerash se përfaqësuesit në protestë duhet t’i gëzohen dhe faktit që mes tyre kanë një gjerman, siç ishte dhe Paul Ziemak, Kreu i forumit rinor të CDU gjermane.

“Për këtë duhet një qeveri e re dhe politikë e drejtë që shkon pas të rinjve. Në emër të Evropës dhe të rinjve të Evropës, kemi përfaqësues të politikës shqiptarë që luajnë pastër jashtë. Këtu duhet të mundni të gjitha mediat socialiste që janë të kontrolluara nga qeveria. Dhe ti bëni tag të gjithëve miqve. Ti thoni “Rama ik në shtëpi”. Nuk duhet të keni frikë, frika nga mban në shtëpi. Do fitoni nëse jeni këtu deri në fund. Është detyra juaj. Duhet shkuar në zgjedhje nëse ato janë të lira, pro dhe ku do të jetë dhe PD, kur do kemi garanci që zgjedhjet janë të lira deh të ndershme. Ne, ju të rinj, fitore, fitore. Dua të them se pse kam ardhur këtu, Kam vizuar Shkodrën, keni lidera të mëdhenj. Gëzohuni faktit që mes nesh keni dhe një gjerman të fortë.”, përfundoi fjalën e tij Javier Hurtado Mira.
(e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb