Ashtu sikundër siguruan një ditë më parë drejtuesit e PD-së, protesta e opozitës ka qenë tërësisht paqësore dhe ka zgjatur vetëm një orë. Opozitarët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë mbushën bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, prej ku kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Marshimi i demokratëve, i kryesuar nga kryetari Lulzim Basha dhe deputetë të PD­-së, nisi rreth orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej”, për të kulmuar para godinës qeveritare. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Meta ik”, “Jep dorëheqjen”, “Jashtë kriminelët nga Kuvendi”, ndërsa në kor brohorisnin: “Poshtë komunizmi”, “Meta ik” etj. Përpara Kryeministrisë ishte vendosur një kordon me police femra, ndërsa përballë tyre qëndruan vajzat e Forumit Rinor të PD­së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb