MAQEDONI-Të vetëquajtur si ”Vëllazëria kristiane” qindra qytetarë në Maqedoni kanë dalë dje në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

”Trekëmbësh”, ”Tradhëtarë”, ”Varje”, ”Maqedoni antike” dhe shumë ofendime e fyerje për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së. Nderkohe presidenti Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes shihej si hero nga protestuesit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar dhe fyer. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet”- këndohej nga protestuesit.

Pas protestes, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: