Pas skandalit të dopingut ku është përfshirë peshëngritësja Romela Bega, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza zgjodhi të japë dorëheqjen si një detyrim moral siç tha ai, por një ditë pas këtij vendimi peshëngritësit janë ngritur në protestë.

Të mbledhur sot përpara dyerve të FSHP-së ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri, duke mos pranuar që Gjozën ta zëvendësojë Gudar Beqiraj.
20180120-104844

“Duam zgjedhje urgjente, ky është skandali i kusarit Elez Gjoza. Ne duhet të vendosim për të ardhmen tonë, të marrin fund këto skandale, se ne djersitemi, lodhemi në palestër, gjithçka duhet të shkojë siç i takon këtij sporti burrëror të peshëngritjes”, u shprehën ata.

20180120-104811

20180120-104802
“Jemi të gjithë sportistët këtu dhe kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Të zgjidhet presidenti i ri që të organizojë kampionatin europian. S’ka lidhje Gudar Beqiraj të merret me këtë punë. Nuk është pronë FSHP që ikën Gjoza ashtu dhe vjen Beqiraj. S’kanë lajmëruar njeri nëse jemi dakord apo jo me zëvendësuesin”,- u shprehën sportistët më tej.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: