TIRANË- Partia Demokratike jep informacione mbi protestën e nesërme që pritet të nis në orën 12:00. Por ndryshe nga policia, PD thotë se nuk ka orar të përcaktuar për përfundimin e protestës pasi siç shprehen për “BalkanWeb” burime nga selia blu: “protesta do mbarojë vetëm me fitoren tonë”.

Nga ana tjetër PD hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do ketë skenar për të provokuar policinë.

Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Ndërkohë sot burime nga policia thanë që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje. Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: