TIRANË- Dy ditë pas protestës së thirrur nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj përpara Gjykatës Administrative të Apelit, prokuroria ka nisur hetimet.

Burime nga organi i akuzës pohojnë se ka nisur procedimi penal për protestën e Bashkisë për pallatet që do ndërtohen tek Diga e Liqenit Artificial. Procedimi ka nisur për veprën penale ‘Organizim të manifestimit të paligjshëm’ dhe ‘Kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve’.

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve të protestës që u mbajt të mërkurën ndërsa trupi gjykues do të mblidhej për të shqyrtuar një padi ndaj IKMT për pezullimin e punimeve për kompleksin e pallateve.

Veliaj kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese duke e akuzuar aktualen për lidhje familjare me ndërtuesit. Për shkak të kësaj proteste, gjyqi u shty. Një ditë më parë edhe presidenti Bujar Nishani paditi Veliajn për shpifje ndaj tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: