ARMENI-Mbi 100 protestues u arrestuan në qendër të Jerevanit pas përleshjeve me policinë që rrethoi një ndërtesë të madhe qeveritare.

Sot është dita e shtatë e protestave në kryeqytetin e Armenisë kundër zgjedhjes së ish-presidentit Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit.

Një zëdhënës i policisë tha se 106 protestues janë arrestuar në Sheshin e Republikës, ku ndodhen zyrat qeveritare.

Arrestimet u bënë pasi policia i paralajmëroi qytetarët kundër bllokimit të ndërtesave të qeverisë.

Protestat po udhëhiqen nga lideri i opozitës, Nikol Pashinian.

Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president.

Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: