TIRANË- Pas dakordësisë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për një fazë protestash në vend ka ardhur edhe një veprim konkret. Mbrëmjen e sotme dhjetëra të rinj janë mbledhur në selinë e LSI-së për t’u mobilizuar për protestat.

Në një video të filmuar në këtë seli shihet deputetja Floida Kërpaçi që iu flet të rinjve dhe iu kërkon që përveç se t’i bashkohen ata vetë protestave të ftojnë edhe të rinj të tjerë dhe familjarë të tyre.

“Çdo i ri dhe e re duhet të bashkohet për t’i thënë jo kësaj qeveria e cila çdo ditë e më shumë po e keqqeveris vendin dhe po i largon të rinjtë nga vendi”, thotë ndër të tjera Kërpaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, tha se protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ndërsa nesër do të vendoset data.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot se “sulmeve të krimit do t’i përgjigjemi me çizmen e protestës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb