TIRANE– Artistët kanë vijuar protestën edhe këtë të shtunë, duke kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Të mbledhur para Teatrit, artistët dhe qytetarët që i ishin bashkuar protestës së tyre i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.

Regjisori Robert Budina theksoi në fjalën e tij se, nëse qeveria nuk i dëgjon artistët ata nuk do të ndalen.

Ndryshe nga herët e tjera, artistët përcollën mesazhe në mbrojtje të teatrit me artin e tyre. U performuan këngë dhe u lexuan poezi.

Me një gjuhë figurative, aktori Genc Fuga tha se nuk duhej ndërruar godina e Teatrit, por diçka tjetër.
Po aq figurativ ishte edhe aktori Medi Malkaj, i cili përmes një pjese të monodramës së tij, emocionoi publikun.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë çdo ditë në mbrojtje të kësaj kauze dhe protestat do të vazhdojnë.

Pasditen e sotme, protestë para Teatrit iu bashkuan edhe deputetët e LSI, Endrit Braimlllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb