TIRANE-Shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Kryeminsitrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentrale në luginën e Lumit të Vabonës.

Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre, cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.

“Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët.

Kjo nuk është protesta e parë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Valbonës. Protesta të tjera janë zhvilluar muaj më parë dhe sipas aktivistëve, ata do të vazhdojnë derisa të nisë bashkëpunimi me qeverinë për anulimin e kontratave koncesionare.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: