TIRANE – Disa punëtorë të bypass-it të Fierit dhe Vlorës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përpara parlamentit për mos dhënien e pagave.

Ata thonë se kjo është hera e 5-të që protestojnë në Tiranë përpara kryeministrisë, Presidencës dhe parlamentit.

Të pranishëm me ta për të dëgjuar shqetësimet e tyre ishin dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

“Bëmë protesta përpara përfaqësuesve më të lartë të shtetit, para kryeministrisë, presidentit dhe parlamentit. Unë të bëj thirrje ty se unë jam punëtor, dua personalisht të ngresh zërin për ne për të drejtat tona,” tha një prej punëtorëve.

Basha shprehu mbështetjen e tij për këta punëtorë, djersa e të cilëve nuk po paguhej për shkak të aferave korruptive që Rama e Gjiknuri po merren.

“ Dua t’ju them që PD, opozita e unë e njohim problemin tuaj. Mosmarrja e pagesave është pasojë e dretpërdrejtë e korrupsionit. Ju e dini se firma kontraktore ka lënë një garanci te shteti shqiptar, dhe kjo garanci mjafton për të paguar nënkontraktorët, që kanë të prapambetur rrogat e djersës suaj. Ka korrupsion qeveritar dhe kryeministror. Ju nuk i merrni lekët se Rama e Gjiknuri duan t’i marrin lekët për veten e tyre. Janë dhjetëra telefonata në zyrën e Ramës që nuk e lejojnë për të bërë pagesën, sepse është një aferë e mdhe korruptive. Do bëjmë gjithçka që të hetojmë. Kemi ngritur zërin që një orë  më parë këto para të zhbllokohen. Ata ju detyrohen djersës suaj,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: