TIRANE- “BalkanWeb” mëson detaje të reja në lidhje me provat që Prokuroria ka paraqitur sot në seancën me dyer të mbyllura.

Gazetarja Klodiana Lala referuar burimeve brenda organit të akuzës, konfirmon për “BalkanWeb” se prova më e fortë që Prokuroria ka kundër ish-ministrit të Brendshëm është dëshmia e një oficereje policie në Vlorë, e cila ka pranuar të bashkëpunojë.

Kjo e fundit, thuhet se ka pasur njohje me Moisi Habilajn, trafikantin që përmend në bisedat e tij ish-ministrin dhe mësohet se ka folur dhe ka dhënë dëshminë e saj para Prokurorisë kundër Saimir Tahirit.

Frika më e madhe e prokurorisë në rast se ish-ministri i Brendshëm nuk arrestohet me autorizimin e Kuvendit është pikërisht intimidimi i saj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: