MITROVICE- Në ditën kur Kosova po feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure. Kudo nëpër qytet shfaqen postera të tilla, ku shihen duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.

Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht. Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
unnamed-5-4-780x439

unnamed-6-3

unnamed-7-2

unnamed-8-2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: