BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka provokuar sot me deklaratën e tij duke e cilësuar Kosovën ‘pakicë’. Teksa ka folur lidhur me idenë e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Daçiç ka thënë se është e mirë që po ndodhin pohime të tilla, për të cilat sipas tij “bashkësia ndërkombëtare mund të shoh se Serbia kishte të drejtë dhe se thelbi i politikës së tyre ishte bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Ne për këtë kemi folur para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbët në Kosovë. Kjo dëshmon se po keqpërdoret tregimi i të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve në Kosovë” ka thënë Daçiç. Ai ka theksuar populli shqiptar përmes Shqipërisë ka realizuar të drejtën për vetëvendosje, por në Kosovës shqiptarët janë minoritet kombëtar në kuadër të Serbisë që nuk ka të drejtë për vetëvendosje.

“Përderisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, (referendumi) me siguri se nuk do të mbahet”, ka përfunduar Daçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: