TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur sot rreth mesditës Grupin Parlamentar, ku po bëhen raportime të gjata të ministrave.

Mësohet se i pari që ka mbërritur në kryesinë e PS-së, rreth orës 12:30, ka qenë vetëm kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i kësaj partie, ndërsa më pas ka mbërritur dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Rreth dy orë pas nisjes së mbledhjes, kryeministri Rama është detyruar të largohet nga mbledhja, për shkak të axhendës së tij, pasi do të zhvillojë një takim me dy eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan.

Ndërkaq, gazetarja Marsela Karapanço pohoi se brenda ambienteve të selisë rozë është krijuar një strukturë e veçantë për pritjen e ankesave të qytetarëve.

GJYLAMETI: ZGJEDHJET PER KRYETARIN E PS, DO VENDOSE KONGRESI
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se përsa i përket zgjedhjeve për kreun e kësaj partie, do të vendosë kongresi.

“Asambleja e PS-së që në verën e caktuar ja kaloi kongresit këtë vendimmarrje, do jetë kongresi që do e përcaktojë statutin për zgjedhjet për kryetarin. Ne presim vendimin e kongresit për mënyrën si do trajtohen zgjedhjet për kryetarin e PS”,- tha ajo.

AHMETAJ: NDAVA ME GRUPIN PRITSHMËRITË EKONOMIKE
Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se ka ndarë me grupin vlerësimin e ri për ekonominë nga Standarts&Poor’s që e kalon nga B në B+, si dhe pritshmëritë ekonomike dhe reformat që priten.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: