TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar live në emisionin “Të paekspozuarit” nw News24 gazetarit Ylli Rakipi manifestin e Partisë Socialiste.

Duke qenë se programi i PS-së nuk ka qenë aq i pranishëm në diskursin e kryeministrit në mitingjet anë mbanë Shqipërisë, që në krye të emisionit gazetari Rakipi vuri në dukje mungesën e këtij programi.

Por pas një shkëputje dhe rikthimit në studio, Rama i ka dorëzuar manifestin gazetarit ku do të bazohet qeverisja e PS-së nëse fiton në zgjedhjet e 25 qershorit.

Rama: Ky është programi i PS-së për mandatin e ardhshëm.
Rakipi: Kur është botuar?
Rama: Para dy muajsh. S’ma merr mendja që Fuga e prodhoi gjatë reklamave.

Rama programi 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: