Nëse mendoni se dritaret e aeroplanit afër karrigeve të pasagjerëve janë hermetikisht të mbyllura gaboheni, pasi në të ekzistojnë disa vrima të vogla që lejojnë qarkullimin e ajrit nga jashtë.

Nëse shikoni nga afër një dritare në aeroplan, do të vëreni se aty gjenden tri panele që zakonisht janë të ndërtuara prej materialeve akrilike.

Qëllimi i panelit të parë që zakonisht quhet paneli gërvishtës është mbrojtja e dy paneleve tjera, transmeton lajmi.net.

Paneli i dytë ose paneli i mesëm (me vrimë për ajrosje) dhe paneli i tretë ndryshe i njohur si paneli i jashtëm, janë shumë më të rëndësishme sesa paneli i parë.

Në momentin kur aeroplani shkëputet nga toka, këto dy panele ndihmojnë që presioni i ajrit si brenda aeroplanit ashtu dhe jashtë të jetë i ekuilibruar.

Ato shpërndajnë presionin e ajrit njëtrajtshëm brenda kabinës, dhe e sjellin aeroplanin në një nivel më të rehatshëm dhe të sigurt gjatë fluturimit.

Kjo do të thotë se presioni brenda aeroplanit gjatë fluturimit është zakonisht shumë më i madh sesa presioni jashtë tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb