Molla është një nga frutat më të konsumuar në botë dhe e ka origjinën nga Azia Qëndrore. Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush.
Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik.
E ëmbël, por edhe thartë mollat konsiderohet si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollat përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi.”

Kaliumi është kompetent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore të trupit dhe ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Por, për më shumë, kuptoni përmes kësaj liste arsyet pse duhet të hani një mollë në ditë:

-Zvogëlon kolesterolin
-Parandalon sëmundjen e Alzheimerit
-Parandalon sëmundjen e diabetit
-Parandalon kancerin e zorrëve
-Rrit sistemin imunitar
-Parandalon sëmundjet e syve
-I jep shkëlqim lëkurës suaj
-Mbron dhëmbët tuaj
-Zbardh dhe i mban dhëmbët e shëndetshëm
-Parandalon sëmundjet e frymarrjes
-Parandalon sëmundjen e Parkinsonit
-Mban nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
-Ju ndihmon të humbni kilogramët e tëpërt
-Mbron eshtrat
-Trajton aneminë
-Një mollë në ditë dhe shëndetin e keni në dorën tuaj dhe jo në dorën e mjekut!
-Është frut i mirë për trurin tuaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: