TIRANE- Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, personi që sipas mediave italiane ishte kreu i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria, ngjalli reagim politik në vend, e të shumtë ishin ata që e lidhën emrin e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë linjë shkon edhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, që thotë se Moisiu është i afërm i ish-minsitrit Tahiri dhe njëri besnik i kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I PLOTE
Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj.
Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.
Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb