Pas gjashtë vjetësh, Pirro Çako i ka dhënë fund lidhjes së tij me Sisin, vajzën 27 vite më të re në moshë. Çifti e bëri publike lidhjen në fund të vitit 2011, duke u shfaqur në publik gjithnjë në krah të njëri tjetrit.
foto 2
Që nga ai moment Sisi dhe Pirro shfaqeshin kudo të pandarë. Prej disa kohësh Pirro është shkëputur edhe nga muzika, duke lënë kështu në hije të gjitha lajmet që vinin rreth tij. Megjithatë, burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar tashmë ndarjen mes të dyve. Do të ishte viti 2013, ku partnerja e këngëtarit të mirënjohur do të deklaronte se dëshironte dhe një fëmijë.
foto 3
Megjithatë përgjatë gjithë këtyre viteve çifti ka preferuar të shijojnë këtë marrëdhënie të dy, pa pasur një fëmijë. Sidoqoftë ata tashmë po vazhdojnë jetën e tyre larg njeri-tjetrit teksa këngëtari krahas kësaj ngjarje ka preferuar që të tërhiqet edhe nga muzika, të paktën përkohësisht. Ndonëse diferenca prej 27 vitesh e moshës mes tyre u diskutua gjatë, çifti vazhdoi lidhjen i lumtur për gjashtë vjet. Por mesa duket tani i ka ardhur fundi.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: