VELIPOJE- Në familjen Preka në Velipojë ka pllakuar dhimbja, pasi biri i tyre humbi jetën në një aksident tragjik bashkë me 3 fëmijët e tij, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital.

Bilanci tragjik u thellua akoma më shumë pasi vajza e madhe, Noemi, 10 vjeçe u nda sot nga jeta. Kur dhimbja i kalon kufijtë vjen dhe mesazhi rrëqethës i motrës së Edmondit. Me fjalë që dalin nga zemra, Gonxhe Preka i dedikon të vëllait, një dedikim po ashtu edhe mbesës së saj Noemit.

“Oooo vllai i zemres teme o shpirti i motrës. Ta ka fal motra shpirtin ty e kam shpirtin me ty kot jam gjallë kot jetoj Mond. Jam e dekun mes te gjallve o jeta motres si ma theve shpirtin 1000 copash”, shkruan motra e Mondit në rrjete sociale, ku ka shpërndarë foto të viktimës”, shkruan motra. Ndërsa për mbesën ajo shkruan se: “Edhe ti moj Noem Ike po pse moj Hall pse moj shpirt na theve Zemren moj hall kaq shume a pak ishim tu vujt per bab e vlla e moter tane pse nuk nejte me ne o gjaku I zemres teme”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb