TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer sërish akuzave të vjetra ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, se ky i fundit është përdorues kokaine. Sipas Berishës, sot shtrohet pyetja se pse kruhet Rama, ndërsa ai i dha një përgjigje se për këtë e ka fajin sipas tij, kokaina.

Mes të tjerash, ish-lideri i PD-së tha se është i aftë që të shohë se ka edhe deputetë të tjerë në PS që e kanë provuar.


“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shoh. Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: