TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje që ndoshta nuk pritej gjatë konferencës së sotme pas informimit mbi Samitin e Triestes dhe marrëveshjes së arritur për tregun e përbashkët evropian.

I pyetur për ministrat teknikë që u emëruan pas marrëveshjes me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe shkarkimin e tyre, Rama tha se po pret të largohen vetë.

“Unë nuk jam zotuar se do i shkarkoj, kam thënë që do largohen dhe pres të largohen dhe nuk kanë arsye që të qëndrojnë. Misioni i tyre ka përfunduar me sukses të plotë dhe pres të largohen”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb