GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër, ku pas mbledhjes së qeverisë ka zhvilluar një konferencë për mediat.

Nuk kanë munguar as batutat. Ndërsa gazetarja Brikena Metaj kërkoi të dinte nëse qeveria ka ndonjë projekt për pastrimin e parkut të Viroit ashtu siç ka ndodhur me liqenin e Tiranës, Rama kryeministri iu përgjigj me një batutë.

“Gjithmonë thonë që mollët e komshiut duken më të kuqe, mos jini kaq e sigurt që janë më të kuqe”, tha Rama duke theksuar se ka shumë për të bërë.
“E përsëris nëse do të shikojmë sa shumë gjëra ka akoma për të bërë sigurisht na duhet të jemi modest dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura të radhës. Por nëse e shikojmë nga jemi nisur besoj se ka vend për optimizëm.
Libohova ishte depresion i gjallë, po të shkoni sot në Libohovë është një situatë krejt tjetër. Tepelena, për çfarë mund të ndaloje në Tepelenë deri para pak vitesh, sot ndalojnë njerëz dhe ka plot turistë. Përmeti sot ka hyrë në një rrugë tjetër dhe ka frymëmarrje tjetër. Këlcyra po bëhet një transformim i rëndësishëm brenda qytetit që do të sjellë gjëra pozitive. Gjirokastra po e po. Këto ndërhyrje nuk janë zbukurime por ekonomi”, deklaroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb