NGA YLLI DYLGJERI*
Pse s’bien termete në Danimarkë?
Ishte viti 2004. Punoja në Ministrinë e Rendit.

Një ftese e ardhur për trainim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Danimarkës na dergoi atje për rreth një muaj. Bashkë me 15 drejtues te lartë të personelit te Policisë Shqiptare do të njiheshim nga afer me metodat për promovimin dhe përzgjedhjen e personelit. Në ekipin e zgjedhur kishte emra të njohur të drejtuesve të policisë në vite. Programi ishte përgatitur me kujdesin që krahas mësimit në auditor dhe posta policie, të njiheshim edhe me historinë dhe kulturën daneze.

Në një prej ditëve, do te vizitonim qendrat historike e monumentale te Kohpenhagenit.
Dita e programuar erdhi. Duke vizituar kryeqytetin, u ndalëm edhe në shtëpinë e parë qytetare daneze. Datonte diku nga viti 1678. Restauruesit, përmes bojrave të ndezura, kishin vënë në dukje krahas konstruksionit prej druri edhe pjesë nga planimetria e shtëpisë.

Për kuriozët jepeshin edhe shpjegime më të detajuara nga ciceroni. Dhe pyetjet, svonuan. E para erdhi si rrufe nga një drejtues “me famë” i policisë së Elbasanit:

Po tërmete nuk bien këtu?

Ciceroni-a daneze, një grua plot dije e kulturë, u destabilizua për një moment nga pyetja tronditëse (ju kujtuan termetet), dhe pasi mblodhi veten iu përgjegj me zë të lartë mëndjetërmetit:

Vëndi im ka stabilitet tektonik dhe politik! Kaq ishte.

Vizita atë ditë u përmbyll me shijen që na la përgjigja: Danimarka ka stabilitet tektonik dhe politik!
Do kalonin vitet, dhe do të kujtoja përgjigjen e danezes së mënçur pas prishjes së ngrehinës së Kishës kanonike bizantine, ndertuar rreth 1400-tës në Dhermi të Himarës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: