Nga DEUTSCHE WELLE
Ushtria e SHBA për herë të parë ka përdorur bombën më të fortë jo atomike të saj në një mision luftarak. Trupi shpërthyes ka goditur një “kompleks tuneli” të milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik” (IS) në Afganistan.

Pentagoni njoftoi, se kemi të bëjmë me një bombë të tipit GBU-43/B “Massive Ordnance Air Blast”. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së tha, se sulmi u krye në distriktin Achin-Distrikt në provincën lindore Nangarhar. Objektivi ishte një sistem tuneli, që përdoret prej milicëve të terrorit IS.

Në rajonin e provincës lindore në kufi me Pakistanin është përhapur krahu afgan i IS-it. Përmes degës së vet “Provinc Chorasan” ai synon sundimin në Afganistan, Pakistan dhe në pjesë të vendeve fqinje. Këtij grupimi i përkasin anëtarët të shkëputur nga talibanët pakistanezë dhe afganë so dhe islamistë nga Uzbekistani.

Bomba gjigande deri më tani nuk ishte përdorur
Arma e përdorur tani nga SHBA e tipit GBU-43/B Massive Ordnance Air Blast në zhargonin ushtarak quhet si “nëna e të gjitha bombave”. Bomba me më shumë se 8000 kg. lëndë shpërthyese dhe me njëmbëdhjetë ton TNT ekuivalnet konsiderohet si trupi më i madh shpërthyes konvencional i ushtrisë së SHBA-së. Ajo që nga zhvillimi i saj në vitin 2003 deri tani, sipas mediave të SHBA-së, nuk është përdorur asnjëherë në një mision luftarak.

Hedhja e saj nga një avion luftarak, sipas Pentagonit, kishte në shënjestër tunelin e milicëve terroristë të IS-it. Në këtë mënyrë synohej që të minimizohej rreziku për ushtarët amerikanë në rajon dhe të maksimalizohej dëmi material.

“Municioni i duhur”
Rebelët së fundi e kishin përforcuar vijën e tyre të mbrojtjes me trupa të improvizuar shpërthyes, me ndërtim tunelesh dhe bunkerësh, bëhet e ditur. “Ky është municioni i duhur, për t’i shmangur këto pengesa nga rruga dhe për të kapur momentin e ofensivës kundër IS-it”,citon Pentagoni komandantin e trupave të SHBA-së në Afganistan, gjenelari General John Nicholson.

Zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, Sean Spicer, shtoi, se luftëtarëve IS në rajon duhet t’u hiqet hapësira e veprimit për misionet e tyre, “gjë që ne e bëmë”. SHBA-ja ka rreth 8400 ushtarë në Afganistan. Ata mbështesin atje trupat qeveritare në luftën kundër islamistëve radikal talibanë si dhe kundër IS-it./DW/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: