Nga: SPARTAK NGJELA

Arsyeja kryesore nuk ishte politike por proceduriale: “Ta zvarrisim sa më gjatë procesin e Reformës, se “kush e di se çfarë ndodh”. Ky ishte intencioni kryesor.

Pastaj vijnë me radhë: Që të mos tremben gjyqtarët e të japin dorëheqjen;
Që të tregojë se Saliu eshtë i fortë, dhe mund të inkurajojë një lëvizje popullore antiamerikane, pa e thënë këtë, por që kuptohet nga falangat e tij antiperëndinore që i ka pasur gjithmonë pranë vetes
Që të tregonte te fqinjët, ku ai shet interesin kombëtar, se ka shumë mbështetës në Shqipëri dhe mund të bëjë kryengritje “popullore”, për ndërrimin e pushteteve.

Që të mbajë radhët e PD-së jashtë fluksit perëndimor në Kryesi të Partisë së tij, dhe të garantojë Lulzim Bashën në krye të partisë, jo për të fituar zgjedhjet por për të garantuar mbijetesën Berisha..
Tani, të gjitha këto u shkrinë si kripa në ujë.
Por a do të kerë realisht një mbijetesë Berisha në politikën shqiptare?
Kjo është pamundësi absolute
Çfarë do të bëjë Saliu?
Asgjë të veçantë. Nuk ka më akt politik, se mendoi të mundte politikën amerikane me procedurë, me anë të disa individëve që nuk artikulohen dot as politikisht e as juridikisht. A e dini kush është individi më mjeran në qytetërimin perëndimor? Ai që nuk e ka aftësinë intelektive për t’u artikuluar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: